Nisur nga personazhi i saj në filmin “Maleficent: Mistress of Evil”, Angelina Jolie në një prej intervistave të fundit ka folur për rolin që kanë burrat në formimin e personalitetit të vajzave të reja. Sipas saj, rolet e grave në filma, që paraqesin karakterin e një gruaje, nuk duhet të portretizohen si fizikisht dhe shpirtërisht të forta vetëm sepse luftojnë me burrat dhe i mundin.
‘Kur prersonazhi kryesor është një grua e fortë, ajo githmonë duhet të mundë një burrë, duhet të jetë si një burrë, ose nuk duhet të ketë nevojë për një burrë’, u shpreh ajo gjatë premierës së filmit të fundit.
Referuar rolit të saj të fundit, por edhe asaj të Princeshë Aurorës, interpretuar nga Elle Fanning, Jolie u shpreh:
‘Ne të dyja kemi nevojë për burrat dhe mësojmë nga ata. Ky është një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja që të gjejnë forcën e tyre, por njëkohësisht të respektojnë burrat dhe të mësojnë nga ata. Ne pasqyrojmë nëpër role karaktere të ndryshme të grave, por kemi edhe burra të mrekullueshëm dhe dua ta theksoj këtë fakt’, është shprehur ajo.