Mesazhi i fortë që përcjell Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”

Showbiz

rozana radi 696x358 550x283

Me interes të madh është pritu pjesëmarrja e Rozana Radit në “Kënga Magjike” për herë të gjashtë në këtë skenë. Edhe këtë herë, Radi trajtoi një temë mjaft të ndjeshme siç ka bërë gjithmonë kur ka kënduar në këtë festival.

“Ma thuaj ti” është titulli i këngës që flet për një martesë të dështuar ku në mes është një fëmijë. Performanca skenike depërtoi shumë thellë te publiku edhe falë performancës së aktores së vogël, Bianka.

“I përulem gjithë publikut tim” – ka shkuar në Instagram artistja duke falenderuar për mbështetjen që mori në fazën e parë të ‘Kënga Magjike’.

Teksti i kësaj balade të fuqishme është krijuar nga vetë Rozana e ndërsa muzika është punuar nga Elgit Doda.