Nuk kishte si të mungonte një mesazh i Aurela Gaçes, pas arrestimit të Aleksandër Gjokës dhe lirimit të tij.
Këngëtari i mirënjohur u ndalua nga policia dhe sipas versionit zyrtar ai u kap i dehur, duke ngarë makinën.
Por gjykata i dha lirinë më kusht një ditë më pas Aleksandër Gjokës, duke qenë se ai kishte planifikuar një sërë koncertesh për fundvit dhe u justifikua se nuk konsumonte alkool prej dy vitesh.
“Nuk ka të dytë, Aleksander Gjoka”, ka shkruar në mesazhin e saj Aurela Gaçe.
“Legjendë e gjallë”, – shkruan ajo.