Këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna ka publikuar në rrjete sociale foton e një vajze të vogël, e cila ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me të.
View this post on Instagram
Ndonëse është më e vogël në moshë, vogëlushja e quajtur Honey ka tipare shumë të ngjashme me këngëtaren e njohur, duke u dukur si ‘sozia’ e saj.
Sy jeshil të mëdhenj, flokë të zinj, buzë të trasha, fytyrë të mprehtë dhe të njëjtën ngjyrë lëkure.
Pasi e ka postuar këtë foto në rrjete sociale, Rihanna është shprehur shumë e habitur lidhur me ngjashmërinë mes saj dhe të voglës. “Për pak sa nuk më ra telefoni nga dora. Si është e mundur?”, -ka shkruar ajo.