Protagonistja e serialit të paharruar “Ambicie”, ditën e djeshme ka festuar 40 vjetorin! Në ditët e veçantë, urimet vërshuan si lum edhe në rrjetet sociale. Por sigurisht mes tyre kishte edhe urime të një rëndësie të veçantë. Aktorët e njohur Hakan Kurtaş dhe Birce Akalay, të cilët prej pak kohësh jetojnë një lidhje romantike, duket se e kanë zbuluar dashurinë e tyre publikisht përmes mesazheve dhe dedikimeve me fjalë zemre edhe në rrjetet sociale.
Në ditën e lindjes , Kurtaş e ka uruar aktoren me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen ti dashuria ime dhe zemra jote ‘vagabonde’ që qëndron gjithmonë me ty“! As aktorja nuk ka qëndruar indiferente ndaj këtij mesazhi dhe e ka falënderuar që ishte i pranishëm në ditën e saj të veçantë.
Çifti i njohur kanë shkuar së bashku në Paris muajt e fundit. Birce Akalay ka shpërndarë një foto nga pushimet e saj në Paris duke shoqëruar atë me dashurinë e saj , në nënshkrimin “I love this”