Për të mbledhur donacione për qytetarët e prekur nga tërmetet, disa televizione të njohura kombëtare në Turqi me përfshirjen e 213 televizioneve kombëtare dhe 562 radiove nga Turqia dhe jashtë saj, përcollën transmetimin e fushatës bamirëse “Turqia, një Zemër”, të organizuar për të ofruar ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti. Gjatë kësaj fushate, u arrit të mblidhej një shifër donacionesh prej 115.1 miliardë lirash turke dhe në të u dërguan më shumë se 9 milionë mesazhe.
Mes qytetarëve të shumtë, një mbështetje e madhe erdhi nga emra të njohur në radhët e artistëve. Mes tyre ishte edhe Kivanç Tatlituğ. Me sytë e përlotur dhe me pamjen e lodhur më tepër nga dhimbja dhe trishtimi, se sa nga netët pa gjum gjatë kohës që ai nuk e kurseu ndihmën e tij, Tatlituğ duke u përpjekur të gjente fjalët u shpreh:”Zemra ime nuk është lënduar kurrë kaq shumë gjatë gjithë jetës sime“!
Aktori ofroi ndihmën e tij vullnetare për të ndihmuar viktimat e tërmetit përmes shoqatës AHBAP, themeluar nga Haluk Levent dhe bëri një tjetër donacion prej 950 mijë lirasah turke.