Mesazh dashurie për Kylie-n!

Showbiz

Kanë kaluar thuajse 3 muaj që nga dita kur Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë. Çifti, prindër të vogëlushes Stormi gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar për të qenë gjithë kohës pranë së bijës. Gjatë intervistës së fundit, Travi i dërgoi publikisht Kylie-it një mesazh dashurie, duke thënë se e do akoma dhe se “do ta dojë përgjithmonë”!

“Pjesa më e vështirë e një marrëdhënieje është teksa përpiqesh të jësh një i vetëm me miliona zëra që interferojnë nga jashtë. Kam kaluar shumë kohë me familjen dhe vajzën time. Të jesh baba është shumë më mirë nga ç’e mendoja se do të ishte. Stormi është një prej qënieve më të mira që njoh. Eshtë shoqja ime e ngushtë. Ma bën jetën më të thjeshtë. Më frymëzon dhe më surprizon me mënyrën se si ka filluar të mendojë.”

Në tetor, kur Kylie konfirmoi ndarjen, tha se vogëlushja mbetet një prioritet për të dy dhe bashkëprindërimi do të vijojë si më parë.