Mes ҫiftit Cedi Osman dhe Ebru Şahin nuk ka xhelozi!

Showbiz

Aktorja e mirënjohur Ebru Şahin dhe partneri i saj, basketbollisti Cedi Osman janë kapur nga kamerat në Etiler ditën e djeshme. Ҫifti pas darkës në restorant nuk ka ngruruar tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Pasi u pa duke e mbështjellë të dashurën e tij me peshqir në momentin që po ju bënin foto gjatë pushimeve në Göcek, Cedi tha se situata është keqkuptuar. “Ajo nuk ishte një skenë xhelozie” tha ai për median.

Ebru Şahin, aktorja e njohur turke protagoniste në serialin “Rejan” transmetuar nga Tring dhe i dashuri i saj thanë se ishin kënaqur shumë gjatë pushimeve në Göcek. Edhe pse për syrin e publikut u duk si një skenë xhelozie, Cedi Osman ka shprehur se në momentin kur i ka hedhur peshqirin Ebrusë nuk e ka bërë për këtë lloj arsye. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Ebru gjatë bisedës me gazetarët. Ajo ka thënë: “Ne flasim gjithmonë me njëri tjetrin për këto tema. U bezdisëm shumë në atë moment.”