Lufta ligjore ‘Brad Pitt dhe Angelina Jolie’ janë shpesh në axhendë. Këtë herë ka tërhequr vëmendjen lëvizja e Vivienne, një prej fëmijëve binjakë të çiftit. Vivienne punoi si asistente në muzikalin e Broadway- it The Outsiders, të cilin e prodhoi nëna e saj Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’. Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’. Lajmi i konfirmuar nga ‘People’ ka habitur fansat e aktorëve të famshëm dhe kanë zgjuar kureshtjen mbi arsyet e kësaj zgjedhjeje. Por nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj.
As përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për të dhënë një koment për të mësuar si qëndron e vërteta. Megjithatë, Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit. Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video që fillonte me: “Unë jam Zahara Jolie…” Së fundmi është vënë re se Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira. Ndërsa tensionet dhe betejat ligjore mes Pitt dhe Jolie vazhdojnë, vendimi i fëmijëve të tyre për të ndaluar përdorimin e mbiemrit “Pitt” jep të dhëna se si po evoluojnë dinamika dhe marrëdhëniet brenda familjes. Duket se ky vendim i Vivienne ka pasqyruar një situatë të përkeqësuar të marrëdhënieve brenda familjes .