Për pak javë pritet që vogëlushja, True Thompson të festojë 1-vjetorin e lindjes. Pritet që për ditëlindjen e vajzës të organizohet një festë e madhe dhe lista e të ftuarve është çështja kryesore. Pavarësisht se mes Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian gjërat nuk po ecin mirë, kjo e fundit ka menduar që ta ftojë ish-partnerin në ditëlindjen e vajzës. Një burim ka treguar për revistën ‘People’ se familja Kardashian-Jenner nuk e duron dot praninë e Tristan, por Khloe po mundohet të gjejë një mënyrë për ta përfshirë në ditëlindjen e vogëlushes.
Ajo e ka kuptuar se drama në marrëdhënien e tyre nuk duhet të ndikojë tek True, që kërkon mbështetjen e të dyve, si të nënës, po ashtu edhe të babait. “Ajo nuk kërkon të hakmerret apo të tregohet negative”, – ka thënë një burim. Siç duket Khloe dëshiron që ta bëjë të funksionojë bashkë-prindërimi, por se çfarë do të ndodh në të vërtetë do ta shohim në ditët në vazhdim. Kujtojmë se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi në media u përhap lajmi se Tristan kishte tradhtuar Khloe me miken e ngushtë të Kylie Jenner.