Kohët e fundit tregut shqiptar ju shtua reperia Tayna, e cila duket se po korr shumë sukses pavarësisht se ka publikuar vetëm tre këngë deri tani. Ajo ka qenë e ftuar në shumë koncerte dhe fama për të shtohet çdo ditë.Por me ardhjen e Taynës duket se ka plasur një ‘luftë’ mes të tjera repereve, ose këngëtareve që janë aktualisht pjesë e muzikës. Këngëtarja Fifi, ka qenë një nga ato që i janë kundërvënë Taynës. Me anë të një këngë të re që ka vetëm pak javë që është publikuar, ajo i bëri ‘diss-in’ reperes, por nuk ka mbaruar me kaq.Deklaratat e njëpasnjëshme duket se i kanë nxehur gjërat. Tayna ka publikuar ditën e sotme një video drejtuar vajzave që i janë kundërvënë. Përgjigjen për të e dha Fifi pak minuta më parë me një postim në ‘InstaStory’.
“Vëmendje. Kur të nisësh ‘motër’ vallen, duhet të dish ta mbash ose hyr në kursin e shotës apo diçka tjetër dhe mëso nëse po të ‘djeg’. Mos hidh kunja që nuk vlejnë as 50 cent, sepse ka mundësi që askujt nuk i intereson çfarë bën ti, sa para ke bërë, sa ndjeksa, sa koncerte, që prej kohësh i kisha bërë edhe unë, por skam ca të nxjerr. Kështu që ulu me këmbë në tokë o rrush që të ka rënë fama në kokë. Po të këshilloj si më e madhe që jam. Se nuk është aq e vështirë. Dhe pastaj a këndojmë apo veç i dëgjojmë baladat, prapa nuk mendoj se është punë për ty”,-ka shkruar ajo.Nëse do të ketë një përgjigje nga reperia e njohur për këtë deklaratë, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.