Marjem Uzerli ishte njëra prej aktoreve të suksesshme të filmave dhe serialeve turke që nuk mungoi në natën e magjishme dhe të pasur me emocione të Festivalit të Filmit në Kanë. Ajo festoi premierën e projektit të saj të ri i cili do të publikohet më 24 maj. Ajo ka pozuar e buzëqeshur përballë blicit të aparateve fotografikë duke shfaqur lumturinë e saj që ndodhej e pranishme në këtë mbrëmje kaq të rëndësishme edhe këtë vit.
Si çdo vit ajo tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq, ndërsa ishte mes yjeve me famë botërore të kinemasë. Uzerli magjepsi me elegancën e saj veshur me fustanin shumëngjyrësh. Emri i njohur prezantoi produksionin e ri që do të takohet me publikun pas disa ditësh.
Është mësuar gjithashtu se aktorja do të jetë ndër të ftuarit specialë në eventin ‘Global Gift Gal’ organizuar nga Eva Longaria dhe organizata Better World Fund, ku pianisti me famë botërore Lang Lang do të performojë gjatë festivalit. Këto organizata vazhdojnë të ndërmarrin hapa të rëndësishëm drejt fuqizimit të grave. Aktorja tërheq vazhdsimisht vëmendjen si me projektet e reja ngritjen e saj në karrierë po ashtu edhe me aktivitete të ndryshme sociale.