Tamer Tirasoglu duket se nga një mik i mirë i Meryem është kthyer në partnerin e saj. Ata madje kanë filluar ta shfaqin hapur këtë gjë, sepse janë shoqëruar bashkë thuajse në çdo event së fundmi.
Kjo gjë, është bërë akoma më e dukshme nga profilet e tyre në rrjete sociale. Tashmë, në çdo postim të secilit prej tyre, do të gjeni komente që i bëjnë njëri-tjetrit.
Në të shumtën e rasteve, këto komente janë plot ikona zemrash dhe puthjesh, kështu që edhe pse nuk kemi ende ndonjë deklaratë publike për të konfirmuar lidhjen, ne gjithsesi i urojmë çiftit të jenë sa më të lumtur bashkë.