Festivali i filmit në Kanë ishte një ditë e rëndësishme edhe për dy aktore turke të cilat morën pjesë: Fahriye Evcen dhe Meryem Uzerli. Aktorja bukuroshe Fahriye Evcen parakaloi në tapetin e kuq por interesi ndaj saj ishte thuajse mininal. (Shih më shumë foto këtu)
Të kundërtën themi për aktoren e njohur si Selin nga “Mbretëresha e natës”, Meryem Uzerli. E ftuar nga marka e njohur Chopard, Meryem kishte një tjetër sharm në tapetin e kuq.
Aktorja e njohur nuk neglizhoi edhe faktin se në Kanë mund të bënte disa fotografi me aktorët e saj të preferuar. Madje, disa prej këtyre fotove i ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.