Merjem Uzerli, e cila u bë e njohur dhe tepër e dashur për audiencën me interpretimin e Sulltaneshë Hyrremit, personazhit më identifikues që shenjoi karrierën e saj, shpeshherë komentohet për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë në fytyrë. Së fundmi, Uzerli po përflitet për të tjera ndryshime në fytyrën e saj.
Mësohet se ajo ka bërë një operacion të ri i cili nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Në fotot e postuara, ajo ka marrë një reagim nga ndjekësit të cilët i janë drejtuar aktores duke e kritikuar se e ka tepruar disi.
Komentet e tyre kritikuese në fotot e aktores ngjallën dyshime se kësaj here ajo kishte ndërhyrë në fytyrën e saj duke mbushur mjekrën dhe faqet.