Meryem Uzerli është një aktore shumë e dashur për publikun shqiptar. Shtatzaninë e saj, aktorja e ka kaluar me disa komplikime, të cilat e kanë bërë të tërhiqej edhe nga projektet në të cilat po punonte. Ajo u kthye në Gjermani, pranë familjarëve të saj, ku qëndroi deri në fund të shtatzënisë.
Pak muaj më vonë ajo lindi vajzën e saj të parë, Laura, me të cilën ngjajnë si dy pika uji. Në profilin e saj të ‘Instagramit’, aktorja publikon shpesh imazhe me vogëlushen dhe ngjashmëria e tyre është shumë e madhe. Flokët bionde, sytë bojëqielli, madje edhe qëndrimi në fotografi është njësoj.