Ditën e djeshme vajza e aktores shumë të dashur turke, Meryem Uzeli, ka festuar ditëlindjen e saj të pestë. Ajo ka menduar ta surprizojë vajzën e saj, Larën me një festë surprizë në kopshtin e saj. Ajo kishte ftuar edhe disa personazhe të animuara për ti argetuar fëmijët.
Në profilin e saj në Instagram ajo ka hedhur një video nga festa në kopësht, ku të gjithë fëmijët janë kaq të lumtur dhe po gëzojnë. Lara ka ardhur në jetë në vitin 2015 dhe vetëm pak muaj pas lindjes së saj, prindërit e saj u divorcuan. Kjo erdhi si pasojë e tradhëtisë së bashkeshortit të atëhershem Can Ates ndaj Uzeli. Ajo shpesh poston foto të vajzës së saj, e cila është e gjithë jeta e saj.