Merve Dizdar si të gjithë aktorët dhe artristët e tjerë, është vënë në lëvizje duke bashkëpunuar me kolegen Burxhu ozberk e të tjerë emra të njohur për të dhënë kontributin e saj.
Në intervistën e saj, ajo duke mos e fshehur se tërmeti dhe viktimat e shkatrrimet që ai kishte shkaktuar, kishin lënë gjurmë të rënda edhe tek ajo, u shpreh se që nga çasti i rënies së tërmetit e deri në momentin kur po fliste nuk kishte mundur të mbyllte sy, e nëse në ndonjë natë kjo mund të ndodhte pamjet e rënda të tërmetit famë-keq ishin pamjet e endrrave të saj.
“Nuk kemi ndaluar dhe nuk do të ndalojmë për as edhe një çast të ndihmojmë bashkëkombësit tanë, kjo është një dhimbje e madhe që nuk do të largohet kurrë nga zemrat tona dhe ne e dime që as ndihma jonë madje nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që lanë pas viktimat e pafajshme që vendosi nën rrënoja ky tërmet”, u shpreh aktorja e famshme në deklaratën e saj, ndërsa lodhja duket se nuk ka mundur të mposhtë asnjërin prej tyre.