Merve Dizdar, emri më i përfolur i momentit/ ‘Apartamenti i Pafajësisë’ ishte çelsi i suksesit

Showbiz

Pas portretizimit të personazhit të Gylbenit në serialin–fenomen ‘Apartamenti i pafajsisë’, për fansat e aktores Merve Dizdar, do të jetë disi e vështirë të mësohen me rolin e saj të ri! Pas ndikimit të thellë tek miliona shikues, për herë të parë gjatë karrierës së saj të deritanishme, ajo është ndër emrat më të përfolur të momentit. Dy vitet e fundit kanë qenë të suksesshëm për të teksa ajo shfaqi talent jo vetëm si aktore, por edhe në skenë në muzikalin “Liza në botën e çudirave”. Dizdar, u cilësua si një nga arkitektet e suksesit të madh të serialit “Apartamenti i Pafajësisë”, por a e dinit se suksesi nuk ishte në anën e saj në projektin e mëparshëm ku asaj iu desh të largohej.Por pas përfundimit të xhirimeve prej pak muajsh të “Apartamentit të Pafajësisë’, qarkullojnë zëra se projekt ku aktorja më herët interpretonte, po përgatitet të rikthehet me një sezon të dytë dhe Dizdar të rishfaqet në të sërish. E teksa fansat e aktores pyesin se me çfarë hapash do të vazhdojë karriera e saj, së fundmi mësohet se aktorja ka bërë gjithashtu një marrëveshje edhe për të marrë pjesë në një serial i cili do të përcillet në platformë dixhitale. Aktorja e cila e ka firmosur tashmë kontratën me produksionin, mësohet se do të ndaj rolin kryesor me emrin e njohur Berkaj Atesh dhe xhirimet për këtë projekt të ri pritet të nisin këtë shtator në Adana.