Aktorja e njohur së fundmi është duke u përballur me një situatë që ndodh rëndomë te personazhet e njohur. Asaj i kanë hack-uar telefonin dhe i kanë marrë të gjitha fotot që ndodheshin në të.
Përveç kësaj, personi që e ka bërë këtë gjë, i ka dërguar edhe një mesazh kërcënues, ku shkruhej:”Kam disa foto…Deri ku mund të arrish për të më ndaluar t’i publikoj?” Këtë mesazh Merve e ka bërë publik, duke treguar në një farë mënyre se nuk i druhet aspak “materialeve” që hacker-at mund të kenë gjetur në telefonin e saj. Deri tani, nuk është mësuar se kush është autori i këtij veprimi dhe nuk dihet ende se çfarë gjërash konkretisht ka arritur të vjedhë nga telefoni i aktores.