Merve Bolugur: “Nuk mundëm ta shpëtonim jetën e mikut tim”
Në daljen e parë publike pas rënies së tërmetit, Merve Bolugur është parë së fundmi me qenin e saj duke shëtitur, dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë çfarë kishte përjetuar kur kishte shkuar në njërën prej zonave të dëmtuara, për të kërkuar mikun e saj. “Ishte një ndjesi shumë e keqe, çfarë mund të thuhet? Unë bëra detyrën time, atë që do të bënte çdo qytetar e që në fakt e bënë të gjithë! Por, për fat të keq, njëri nga miqtë e mi ishte nën rrënoja, ne nuk mundëm ta shpëtonim atë, kishte ndërruar jetë”, rrëfeu aktorja mes lëndimit që nuk u mundua aspak ta fshinte. Ajo kujtoi me dhimbje dhe trishtim mesazhin e dërguar në Instagram prej tij, ndërsa shpjegoi se trupi i pajetë i të mikut të saj të ndjerë, u gjet në ditën e 12-të pas tërmeteve.
Aktorja u pyet në fund të intervistës edhe për arsyen e ndryshimit në pamjen e saj, pasi kishte shkurtuar dukshëm flokët e gjatë dhe përgjigja ishte befasuese “Të them se ndihesha e dëshpëruar, është pak. Nuk më pëlqenin më! Flokët e shkurtër duken shumë më modernë dhe dinamikë, mendoj se më përshtaten më shumë. Mua më pëlqen inovacioni“, përfundoi ajo.