Merve Boluğur: “Më pëlqen të jem geisha”

Showbiz

Aktorja e cila ka interpretuar dhjetra role në seriale të suksesshme duke nisur nga“Sulejmani i Madhërishëm” deri te “Kuzey dhe Gyney” e shumë të tjerë, prej kohësh i është larguar sheshxhirimit me qëllim fokusin te skenat muzikore, por edh te jeta private. Aktorja në fotografitë dhe videot e postuara vazhdimisht në rrjetet sociale, i ka shoqëruar shpesh ato me deklaratat se ajo çka dëshiron më shumë në jetën e saj tani është të bëhet nënë. Mirëpo pas martesave në vitin 2015 me këngëtarin e muzikës pop Murat Dalkılıç me të cilin u divorcua dy vite më vonë, në 2017-ën dhe martersës  jetëshkurtër  e më pas ndarjes  me DJ Mert Aydın në vitin  2022, aktorja dhe këngëtarja ka bërë ditët e fundit deklarata për jetën private për të cilat foli me siguri dhe u shpreh se martesa nuk bënte për të. Me sarkazëm ajo citoi: “Doja të pushoja pak dhe të rregulloja jetën time private dhe siç e patë ia dola shumë mirë… Nëse do të kem një martesë të tretë, dua një fëmijë, madje e dua atë edhe nëse nuk martohem, sepse e provova martesën dhe kuptova senuk bënte për mua! Mua më pëlqen të jem Geisha“!

Duke shpjeguar gjatë programit arsyen përse i dha fund karrierës si aktore, Boluğur rrëfeu: “E dini, unë kam punuar që në moshën 17-vjeçare. Ndihem shumë e lodhur. Oraret e gjata, ndonjëherë edhe përtej orarit më kanë lodhur vërtetë. Së shpejti do të xhiroj reklama, gjithashtu kam zgjedhur edhe muzikën sepse e gjej veten lehtësisht në të. Ish-burri im ishte gjithashtu muzikant. Nuk dua të shkoj në set dhe të punoj pa pushim por nëse më ofrohet një rol i mirë, do të vrapoj! Unë nuk punoj vetëm për para, por edhe për pasion, në fund të fundit i tillë është arti”, ka definuar deklaratën e bërë artistja.