Merve Bolugur kalon më në fund ‘krizën’ dhe rikthehet vetvetja!

Showbiz

mwerjgbr
Merve Bolugur kishte humbur për pak kohë nga radari i paparacëve apo rrjeteve sociale. Bukuroshja turke, ishte duke kaluar një periudhë pak të vështirë, si pasojë e ndarjes nga partneri rreth 2 vite më parë. Që prej shtatorit të 2017-tës, Merve ka mbajtur një “heshtje publike”, nuk është ekspozuar nëpër revista, nuk ka bërë prononcime të asnjë lloji dhe rrjetet e saj sociale ishin “në gjumë letargjik”.

merve bolugu 173615RP

Por, më në fund, Merve ka përveshur mëngët dhe është rikthyer më e fortë se kurrë. Tashmë projektet e reja po vihen në vijë dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq për të. Admirimin e tyre, e kanë treguar nëpërmjet komenteve të pafundme në Instagram, ku e komplimentonin me fjalë nga më të bukurat në postimet e saj.