Aktorja e njohur Merve Bolugur, ka ndarë së fundmi në Instagram një foto sipas të cilës ajo “mirëpriste” stinën e dimrit. Faktikisht, duke parë foton e saj, dimri është e vetmja stinë që nuk na shkon ne mend. Postimi u komentua gjatë, pasi Merve shfaqet me një crop top dhe një palë tuta të cilat duket se nuk janë aspak masa e saj.
Duket filluar që nga barku jashtë, palltoja deri në fund të këmbëve e deri tek masa e pantallonave të cilat qartazi nuk i bënin aktores, çdo detaj i kombinimit të saj ishte pa sens sipas komentuesve. Edhe pse Merve ndoshta është përpjekur për t’u dukur pak më trend, na vjen keq ta themi por ka dështuar. Kombinimi i saj dhe përzgjedhja e veshjeve ka lënë shumë për të dëshiruar.