Pak kohë më parë, aktorja Merve Bolugur dhe kompania Aslan Films u përfshinë në një “skandal”. Drejtuesit e kompanisë e paditën aktoren dhe kërkonin një dëmshpërblim prej të paktën 150 mijë dollarësh prej saj, për shkak të mos-korrektësisë së saj. Gjyqi mes tyre ka zgjatur tejmase, megjithatë vendimi përfundimtar është marrë pro Merve-së.
Sipas gjykatës, shkëputja e bashkëpunimit mes aktores dhe kompanisë, ishte brenda normave të duhura të një marrëdhënieje pune dhe aktorja nuk kishte shkelur asnjë rregull të Kodit të Punës. Për këtë aryse, ajo jo vetëm që nuk do e paguajë dëmshpërblimin që kompania kërkonte në seancat paraprake, por kompania është e detyruar të paguajë çdo shpenzim gjyqësor.