Ditën e sotme, këngëtari Mentor Haziri ka folur për projektin më të ri, por jo vetëm. Artisti i njohur dha një deklaratë që mori vëmendje shumë të madhe dhe tashmë ka nisur një debat publik. Kur u pyet për këngën ‘Psikopatja Jote’, ai u shpreh me fjalët: “Ka qenë një nga performancat më të dobëta të festivalit. Fifi ka pasur stonatura dhe nuk ka qenë në ditën më të mirë të saj, ndërsa Mc Kresha më duket se ka pasur probleme me dëgjuesit. Mendoj se artistët nuk duhet të votojnë për artistët, sepse duhet të ketë një juri. Kënga dhe performanca ime janë vlerësuar si më të mirat nga juria, por fitues doli dikush tjetër, pra Flori Mumajesi, sepse artistët u morën vesh me njëri-tjetrin”.Kaq ka mjaftuar për të nisur një debat publik, fundi i të cilit ende nuk dihet. Fifi ka reaguar me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ dhe ka komentuar këtë deklaratë.
“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë,- u shpreh këngëtarja në lidhje me votimin mes kolegëve.Ndërsa më tej ka folur për stonimin, për të cilin e akuzon Mentori.
“Shyqyr Zotit që kam stonuar. Shyqyr zotit që kemi pasur probleme. Po një gjë e ke harruar ta përmendësh. Bashkë me 3000 veta në sallën e ‘Pallatit të Kongreseve’ e kam kënduar këngën unë dhe Mc Kresha. Kemi stonuar bashkë me gjithë shqiptarët që kanë qenë aty dhe me ata që e kanë ndjekur festivalin nga TV. Sepse kënga jonë nuk ka qenë e keqe! Juria mbase edhe të ka vlerësuar për saktësinë tënde vokale, por kënga ime me Kreshën edhe e Florit që fitoi, po dëgjohen dhe këndohen prej publikut. Meqë vetë dole dhe fole edhe mua po më vjen keq që shumë këngë më të mira nuk kanë hyrë në finale. Nesër ti zotëri i dashur edhe po të bëhet festivali me juri, prapë do thuash për këngët më të dëgjuara që shkuan dhe korruptuan jurinë. Por një gjë mbaje mend, publikun i dashur artist nuk mundesh ta korruptosh. Nuk po të bëj ‘tag’ më mirë se njerëzit që më ndjekin mua realisht janë pak po janë të saktë dhe energjinë e keqe nuk e pranojnë dot”, vazhdon deklaratën Fifi.Si përfundim, këngëtarja e njohur ka vendosur që fjalët t’i shkojnë direkt kolegut të saj duke i bërë ‘tag’ në ‘story-n’ e fundit.