Pak kohë më parë në mediat rozë u përfol gjatë tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Megjithatë ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ tregoi se e kishte falur tradhëtinë e tij dhe ishte gati të vazhdonte lidhjen njësoj si më parë. Megjithatë së fundmi Tristan është ‘kapur mat’ sërish duke dalë nga një ‘club’ përkrah dy vajzave simpatike. Sipas ‘DailyMail’ Tristan qëndroi rreth dy orë në ‘club’ me shoqërinë e tij e më pas doli i shoqëruar me dy vajza brune.
Menjëherë pas kësaj fansat e Khloe nisën mesazhe kundrejt saj, duke e akuzuar Tristan sërish për tradhëti. Megjithatë Khloe ka vendosur t’u përgjigjet të gjithëve me anë të disa mesazheve të koduara. “Kur dikush ndryshon për mirë, lëri. Jepi mundësi të jenë një version i ri i vetes pa u fiksuar pas të shkuarës së tyre”, – ka shkruar Khloe në një postim në ‘Twitter’. Pavrësisht se të gjithë vazhdojnë të dyshojnë se Tristan nuk ka ndryshuar, duket se Khloe është shumë e lumtur.