Këngëtari i njohur është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi kishte përfunduar koncertin e tij në Palm Beach. Shkaku i këtij arrestimi nuk është zbuluar ende, por mesa duket, Chris ia ka dalë mbanë ta kalojë këtë situatë. Mësohet se ai është liruar nga policia, pasi ka paguar një shumë të majme.
Shumë njerëz mendojnë se e gjitha kjo, ka qenë thjesht një sajesë e tij, për të fituar më tepër vëmendje. Gjithsesi, ndoshta të vërtetën e asaj çka ndodhi, fansat e tij mund ta zbulojnë sot, gjatë koncertit të tij të radhës.