Pak ditë më parë këngëtarja e famshme Britney Spears postoi në rrjetin social Instagram një poezi të trishtë përmes së cilës të gjithë aluduan se lidhja e saj me Sam Asgharin mori fund.
Ata kishin kohë që nuk postonin foto me njëri-tjetrin ndërkohë që fansat bënë të pamundurën që nëpërmjet mesazheve të ishin sa më pranë idhullit të tyre për ta mbështetur.
Mesa duket asgjë nuk paska qenë e vërtetë. Dyshja parakaluan së bashku ditën e kaluar në premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” në Los Angeles.
Ata dukeshin më të lumtur se kurrë teksa po fotografoheshin nga gazetarët.