Ditën e djeshme aktori i njohur i humorit, bëri një urim për femrat e jetës së tij. Në këtë urim ai kishte bashkuar foto të mamasë, gjyshes dhe bashkëshortes, por nuk kishte vënë një foto të motrës së tij. Me shaka, ajo ka treguar “indinjimin” ndaj mungesës së fotos së saj në këtë kolazh.
Megjithatë, Besi ka ditur si t’i kthejë përgjigjen perfekte, e cila i preku fansat akoma më tepër se urimi që kishte bërë. “Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rria unë edhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vëllai shumë.”