Nuk do ta kishim besuar nëse do e kishim lexuar diku, apo ta dëgjonim në thashethemnajën e zakonshme që qarkullon rreth VIP-ave, por ja që muaj më parë ishte vetë Robert Berisha që lajmëroi divorcin me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Përmes një postimi në Instagram, krahas një fotoje të të treve, Roberti ka treguar se nuk ishin më të dashuruar, por miq të mirë dhe prindërit e Renée-së së vogël, si dhe falenderoi publikisht ish-gruan e tij për 13 vitet e kaluara së bashku.
Kaq ka mjaftoi që shtypi rozë, por edhe ndjekësit e dy artistëve të rrëmonin në çdo cep për të zbuluar fajtorin, fajtoren që çoi drejt ndarjes së tyre. U përfol se Roberti ishte në lidhje me një vajzë 20 vite më të re, më pas thashethemet prekën edhe Norën për një raport të mundshëm me një deputet, por gjithçka ngeli ashtu si nisi : thashethem. Por si janë marrëdhëniet e Robertit dhe Norës sot? Nisur nga një përgjigje e kësaj të fundit në një intervistë nuk dimë ç’të mendojmë.
Këngëtarja bukuroshe ishte e ftuar në sfilatën e Valdrin Sahitit, që u mbajt para pak ditësh në Tiranë. E pyetur se ç’kishte për të thënë lidhur me divorcin ajo u përgjigj : ”Asnjë nuk kam për të shtuar, veçse i uroj më të mirat!”. Ta ketë harruar vallë apo thjesht zgjodhi një përgjigje diplomatike?