Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare. Prej disa kohësh ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen dhe djalin e saj, Troin. Së fundmi 26-vjeçarja ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria, së bashku me vëllain e saj.
Në foto dallohet Adrola e cila qan dhe vëllai, i cili e mban në krahë.Ajo çfarë bie në sy dhe mund të arrihet të dallohet lehtë, është ngjashmëria e madhe që Troi ka me vëllain e Dushit, pra me dajën e tij. Nëse deri tani kishit menduar se Troi i ka ngjasuar shumë Adrolës, kur të shihni këtë foto do të kuptoni se ai është një kopje gjithashtu i dajës.