Këngëtarët, aktorët dhe modelet shpesh gënjejnë për moshën e tyre në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë në skenë.Gjithmonë kemi menduar se kjo gjë ndodh vetëm me femrat duke marr parasysh rastet si J.Lo, Nicky Minaj, Geri Horner, Agyness Deyn etj. Por, mesa duket kjo është një modë që e kanë ndjekur edhe këngëtarët meshkuj.
Shumë prej jush do befasohen sepse ai është ndër këngëtarët që ne adhurojmë më së tepërmi. Ka deklaruar gjëra shumë private të jetës së tij dhe kurrë nuk do të na shkonte ndërmend që kompleksi i tij i vetëm ndoshta do të kishte qënë mosha. Bëhet fjalë për këngëtarin Eminem, i cili në vitin 1999 kishte deklaruar se ishte 23 vjeç duke “mohuar” 4 vite të jetës së tij. Mosha e tij në atë vit ishte plot 27 vjeç, por kjo gjë u zbulua shumë vite më vonë kur u bë faktike me publikimin e dokumentacioneve të ndryshme të tij.