Mendohej se do punonte me Noizyn, këngëtarja së shpejti sjell projektin me Stresin!

Showbiz

noizy stresi
Ajo është një nga këngëtaret për të cilat flitet më shpesh së fundmi. Jo për muzikën aq sa për aktivitetin e saj të përditshëm. Dikur e shihje teksa mbështeste grupin OTR dhe dallohej në rreshtin e parë në koncertet e Noizyt. Madje në disa postime të mëparshme i kishte bërë të gjithë të mendonin se do të behëj pjesë e OTR.

babygee

Por gjërat sot duken ndryshe. Gordana, e njohur si Baby G jeton në Londër. Ajo këtë periudhë ndodhet në Shqipëri për pushime, por jo vetëm. Baby G sot u shfaq në këtë postim ne një studio muzikore bashkë me Stresin me të cilin lajmëroi bashkëpunimet në vazhdim. Zyrtarisht pjesë e projekteve të tij.