Menaxheri sulmon publikisht Encën: Je e bllokuar nga të gjitha anët!

Showbiz

enca haxhia
Këngëtarja Enca Haxhiaj ka bashkëpunuar për disa vite me menaxherin e njohur Kastriot Berisha. Por duket se marrëdhënia e tyre është krisur dhe dyshja nuk do të vazhdojë më bashkëpunimet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-menaxheri i cili ka treguar se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar me mirëkuptim për shkak të disa mashtrimeve dhe padrejtësive të këngëtares.

enca41

“Pas disa padrejtësive dhe mashtrimeve të shumta, doja t’ju informoja se që nga sot unë nuk e përfaqësoj me Encën. Nuk je e para që vepron në këtë mënyrë, por ka ardhur koha që të ekzistoj ligji dhe kanuni për të vetëdijësuar disa artistë që të vlerësojnë punën dhe të kuptojnë se nuk mund të bëhen pronarë në shtëpinë e dikujt tjetër. Derisa të mbledhësh mëndtë Ruensa Haxhiaj, e ke të ndaluar të flasësh me mua. Je e bllokuar nga të gjitha anët. Hajde shëndet! Vazhdojmë ”- ka shkruar Berisha.

kastriot