Menaxheri i Justin Bieber zbulon periudhën e errët: Mund të kalonte në overdozë…

Showbiz

justin over
Kohët e fundit Hollywood është tronditur nga lajmet për vdekje nga overdoza ose problemet serioze me të. Duket se të gjithë personazhet e njohur kanë përjetuar diçka të tillë që i ka bërë të vënë në rrezik jetën. Pas vdekjes së Mac Miller me dyshim kryesor mbidozën, menaxheri i Justin Bieber ka folur hapur gjatë një interviste me “The Red Pill Podcast” për një nga periudhat më të errëta në jetën e këngëtarit.

scoot

Scooter Braun ka zbuluar se në 2014 Justin konsumonte shumë lëndë narkotike dhe frika se ai mund të humbte jetën prej tyre ekzistonte çdo ditë. “Ishte një periudhë kur nuk mund të flija dot natën sepse kisha frikë se do ta humbisja. Mendoja se çdo natë ishte e fundit. Me aq shumë pisllëqe që mund t’i fuste trupit gjatë natës, mendoja se nuk do të zgjohej dot të nesërmen në mëngjes”,–tregoi menaxheri.Kujtojmë se gjatë asaj periudhe Justin është arrestuar disa herë për shkak se drejtonte makinën i droguar. Vitet e fundit ai ka hequr dorë nga varësia përfundimisht.

Lexoni gjithashtu:Pas ndarjes nga jeta të ish-të dashurit, ja si është gjendja e Ariana Grandes!