Melisa Sözen, protagonistja e serialit “Përtej reve”, si personazhi që më herët e keni ndjekur në Kanal D drama, së fundmi ka hedhur një hap drejt bashkëpunimit me një nga markat e njohura kozmetike të kujdesit specifik të lëkurës. Aktorja e njohur u shpreh se lëkura meriton të trajtohet me dashuri dhe kujdes të veçantë, ndaj markaqë ajo përfaqëson, me formulat e saj të zhvilluara në Suedi, ofron kujdesin më të mirë për gjininë femërore.
Sozen, e cila vite më parë ka bashkëpunuar me markën e veshjeve Pierre Cardin, gjatë intervistës ka folur edhe për projektin e saj të ri.
Duke iu referuar personazhit që interpreton aty, ajo zbuloi se bëhet fjalë për një subjekt dramatik ku problemet dhe misteret e jetës së një personi, ndikojnë jetët e gjithë personave përreth dhe ngjerjet rrjedhin aq të paparashikueshme sa asgjë nuk mund të kontrollohet më pas.
Aktorja përfundoi duke bërë dallimin mes sheshxhirimit dhe bashkëpunimit me markat e njohura, duke thënë se janë dy angazhime krejtësisht të ndryshme, por qëllimi i të dyjave ngjason: ‘Të jenë të besueshme dhe të pëlqyera nga publiku’.