Melisa Döngel braktis kastin e projektit gjatë xhirimeve, njofton projektin e ri: ” Roli im në serial përfundoi, jam gati për projektin e ri, këtë herë në një film”

Showbiz

U pretendua se ylli i serialeve Melisa Döngel  do të largohej nga projekti për të cilin është duke xhiruar skenat e reja.  Por sipas përditësimeve të fundit  rrugëtimit të personazhit të saj në serial i erdhi fundi. Në një intervistë të ditëve të fundit, aktores i është kërkuar një sqarim mbi arsyet që çuan në largimin e saj nga sheshxhirimi për këtë projekt,  por bukuroshja bjonde ka sqaruar nuk ka asnjë problem në raportin e  saj me përfaqësuesit e  produksionit apo  kolegët, thjesht personazhi i saj mbrriti në fund të rrugëtimit.” Një personazh i ri do të zëvendësoj personazhin që unë portretizova, do të rikthehem në sheshxhirim për këtë projekt përsëri në gusht. Por nuk do të largohem plotësisht nga sheshxhirimi sepse një projekt dhe personazh i ri pret për mua, gjithashtu. Këtë herë bëhet fjalë për një  film. Nuk mendoj se do t’ju mungoj ekraneve dhe publikut gjatë kësaj vere“, zbuloi aktorja në deklaratën e saj gjatë intervistës së fundit.

Aktoren e kujtojmë nga interpretimi i personazhit të Çallas në serialin “Dashuri, logjikë, hakmarrje”, ku ndau sheshxhirimin në role protagoniste me Burcu Özberk dhe İlhan Şen, shpesh është gjendur në situata konfliktuale me kolegët e saj dhe është përfolur për raporte të tendosura me disa prej tyre, por në këtë rast sqarimi nga ana e aktores i hodhi poshtë të gjitha dyshimet e ngritura se ajo mund të kishte pasur konflikte me antarë të stafit gjatë kohës së xhirimeve.