Aktorja e njohur Melisa Asli Pamuk e cila ka luajtur në serialin “Dashuri e pafund” transmetuar në Tring prej disa muajsh është e dashuruar me futbollistin e njohur Oguzhan Ozyakup. Pas prezantimit me familjarët e njëri – tjetrit, Melisa duket se ka një marrëdhënie të veçantë me kunatën e saj. Ajo ka vendosur që pushimet të mos i kalojë me të dashurin e saj, por me motrën e tij Sermin Ozyakup.
