Melanie Trump: Një jetë plot skandale dhe zhurmë mediatike…

Showbiz

mel2
Zonja e Parë e SHBA-ve, duket se nuk po e shijon aspak rolin e saj. Madje miqtë e saj, tregojnë se Melania-s realisht iu shpif kjo mënyrë jetese. Thuajse çdo ditë ajo do të jetë në qendër të vëmendjes për ndonjë “skandal” të ri, për aludime të reja. Jeta e saj është kthyer si një “tornado në 24 orë të ditës”.

mel4
“Kjo nuk është jeta që ajo donte. I duket vetja njësoj si Kardashianët, me skandale e çdo gjë tjetër. Më përpara mund të bëntë çfarë të donte. Kalonte kohën me familjen, shkonte në SPA, bënte shooping dhe qëndronte ku dhe kur të donte me djalin e saj. Tashmë e urren faktin që është e privuar nga të gjitha këto gjëra dhe nga liria e saj.”