Donald Trump është akuzuar shpesh për ngacmime seksuale ndaj femrave të ndryshme. Në një intervistë për ‘ABC News’ bashkëshortja e tij, Melania Trump, ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje. Ajo ka thënë se këto akuza janë thjesht thashetheme të orkestruara nga mediat për ta nxjerrë sa më keq figurën e Trump. Melania i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e vajzave që kanë folur për abuzimet seksuale të Presidentit të SHBA-ve.
“Unë jam nënë dhe Zonja e Parë dhe kam gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme për t’u menduar dhe shqetësuar”, – ka thënë ajo. Më tej Melania ka shtuar se ky nuk është fokusi i saj. Gjithashtu ajo ka thënë se martesa e saj me Donald Trump po ecën shumë mirë dhe se thjesht mediat spekulojnë dhe mashtrojnë për krisjen në marrëdhënien e tyre.