Melani dhe Donald Trump po divorcohen?

Showbiz

trump divorc
Marrëdhënia mes Zonjës së Parë dhe presidentit të Amerikës ësht ndër më të diskutuarat në mediat botërore. Kjo pasi në daljet publike vihet re një tension mes çiftit dhe këto sjellje të bëjnë të mendosh se marrëdhënia mes tyre është shumë larg asaj që ata pretendojnë. Në librin “Unhinged”, të shkruar nga ish-ndihmësja e presidentit Trump, Omarosa Manigault Newman ka treguar disa nga sekretet e Shtëpisë së Bardhë.

trump ndihmese

Autorja rrëfen se Melania po pret që Donald të mbarojë mandatin, që ajo t`i kërkojë divorcin. Marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë, pasi Melania nuk është dakord me shumë prej veprimeve të Donald. Për këtë arsye ajo e “ndëshkon” duke provokuar me veshjet e saj rebele, siç ishte xhaketa që veshi kur takoi fëmijët e emigrantëve, në të cilën shkruhej “Mua nuk më intereson, po ty?”Omarosa thekson që ajo është e bindur që Melania po numëron ditët kur mandati i të shoqit të mbarojë, në mënyrë që ajo të divorcohet.

mel xhaket