Megi Ndokaj takon turkun më të famshëm në botë!

Showbiz

megi
Modelja shqiptare, ndodhet prej kohësh në Manhatan për të zhvilluar karrierën e saj. Së fundmi, ajo ka takuar Nusret Gokce. I njohur ndryshe, si SaltBae. Ai është kuzhinieri i famshëm turk, me të cilin edhe yje botërorë si Beckham apo Naomi Campbell, kanë bërë foto kur e kanë takuar. Kuzhinieri njihet për mishin e gatuar me shumë kripë, e sidomos për mënyrën e veçantë sesi ai e hedh kripën.

salt2
Ai ka në pronësi restorante në Turqi, Dubai, Abu Dhabi, Miami, Doha etj. Turistët nga mbarë bota, duan jo vetëm të provojnë gatimet e tij, por mbi të gjitha të njohin të famshmin SaltBae. Modelja shqiptare, ka patur fatin ta takojë teksa ka vizituar një prej restoranteve të tij. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku gjithashtu tregon vlerësimin për kuzhinierin e njohur.

 

A post shared by Megi Ndokaj (@megindokaj) on Feb 27, 2018 at 5:16am PST