Prej muajsh për familjen mbretërore po qarkullojnë vetëm lajme të këqija. Sipas shumë mediave, nga brenda pallatit mbretëror vazhdojnë të dalin raportime për sjellje të keqe të Meghan kundrejt stafit të saj, madje thuhet se ata kanë nisur ta ‘tallin’ duke e thirrur me emra të ndryshëm për faktin që sillet si ‘bose’. Sipas një përfaqësuesi të familjes, i cili foli në një intervistë për ‘Nine News Autralia’ Harry është shumë i nevrikosur për këto lajme.
Ai dhe Meghan nuk e duan vëmendjen që kanë marrë pas martesës dhe këto raportime vetëm po përkeqësojnë gjendjen. Lajmet negative për anëtarët e familjes mbretërore kanë qenë të shpeshta së fundmi, pasi tensionet janë shtuar mes tyre me vendimin e largimit nga ‘Kensington Palace’ të Harry-t dhe Meghan.