Para se Meghan Markle të merrte titullin dukeshë, ajo ishte thjesht një njeri normal si të gjithë ne. Jeta do i ndryshonte kryekëput e nga martesa me Princ Harryn do të kuptonte se gjatë gjithë jetës ishte ulur gabim, nuk ka ditur si të pijë çaj apo të mbajë pirunin ! Epo duket se mbretërore i bëjnë ndryshe këto gjëra, me protokoll.
Megjithatë, Meghan nuk mund të bënte figurë të keqe, ndaj bëri më të mirën e saj dhe u regjistrua në një kurs me Edmund Fry, një ekspert etike. Leksionet zgjatën dy orë dhe përfshinë mësime nga mbajtja e pirunit e deri tek ajo e filxhanit dhe gjerbja e çajit.
“I pëlqeu aq shumë sa donte të rikthehej,” tha Fry. “Brezi i ri nuk e i ç’është porcelani i mirë dhe nuk ia ka idenë si mbahet filxhani, pjata, aq më pak si mbahet thika dhe piruni.”
“Njerëzit vijnë tek unë për të mësuar si duhet të sillen në evente shoqërore,” thotë më tej eksperti i sjelljeve Bon Ton .
Mesa duket, Meghan ia paska dalë të përthithë të gjithë informacionin në mënyë të shkëlqyer, pasi ajo dhe Mbretëresha pinë çaj rregullisht.