Fytyra dhe lëkura e dukeshës Sussex gjithmonë duket e gjallë, e shkëlqyeshme dhe pa të meta. Me siguri çdo njeri mendon se rutina e saj është e ndërlikuar por është komplet e kundërta. Regjimi i saj i bukurisë është po aq i lehtë për t’u ndjekur si dhe dieta e saj. Sipas Sarah Champman e cila është dermatologia më e kërkuar e Londrës dhe kujdeset vetëm për mbretëreshën.
Sekreti që ajo thot se Meghan njek njësoj si dhe persona të tjerë të njohur si Victoria dhe David Beckham janë masazhet e fytyrës. Ky, trajtimi, është plotësisht i personalizuar. Një masazh me një presion të lehtë në fytyrë është sekreti i të gjithë personazheve të njohur në Angli.
Jo vetëm që lëvizjet ndihmojnë në stimulimin limfatik, për një lëkurë të mirë por gjithashtu ndihmon që produktet që ajo përdor të depërtojnë në thellësi. Ajo sugjeron përdorimin e thonjve tuaj dhe majave të gishtave për një masazh që mund ta bëni dhe në shtëpi. Është jashtëzakonisht e lehtë për t’u rikrijuar, ky stërvitje e lëkurës do t’ju shëndroj lëkurën menjëherë.