Meghan Markle vijon me shkeljen e rregullave të familjes mbretërore!

Showbiz

markle udhetim
Dukesha e Sussex është në fokus të mediave ndërkombëtare për thuajse gjithçka vërtitet rreth saj dhe stilit të jetës që bën, sidomos pas martesës me princin Harry. Ndonëse shumëçka në përditshmëri ia dikton protokolli i Pallatit Mbretëror, sërish kur bëhet fjalë për motive të qenësishme, të gjithë tregohen bujarë.

meghan udhetim

Sipas revistës US Weekly, pritet që së shpejti Meghan Markle të ndërmarrë një udhëtim pa bashkëshortin e saj, për të qëndruar disa kohë me miqtë dhe familjen e saj, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thuhet se ajo po planifikon që të shkojë në Nju Jork dhe Los Anxheles. Gjë e cila nuk është fort normale për një antar të familjes mbretërore. Pra, si duket Meghan ka vendosur ta injorojë edhe rregullin që nuk i lejon antarët e familjes të udhëtojnw vetëm.