Edhe pse kanë kaluar thuajse dy javë nga datëlindja e Meghan Markle, shtypi anglez është më i vendosur se kurrë për të zbuluar se ç’ndodhi pas perdeve të mbyllura të Pallatit Mbretëror, gjatë datës 4 gusht. Sepse ashtu siç ka treguar edhe më parë, Meghan preferon që gjërat e saj intime t’i mbajë larg vëmendjes të të gjithëve.
Megjithatë nëse mendoni se dukesha e Sussex-it dhe princi Harry u mbyllën në shtëpi për të shijuar çajin klasik anglez dhe bisedën me pjesëtarët e familjes, gaboheni, pasi ditëndja e 38 e Meghan, e gjeti familjen në një prej destinacioneve më ekzotike dhe të pëlqyera të momentit, Ibiza.
Mësohet se familja mbretërore është nisur në udhëtim ”top secret” më 6 gusht, dy ditë pas ditëlindjes së saj, me një avion privat. Çifti i njohur zgjodhi të pushojë në një vilë të veçuar larg syve të njerëzve, në ishullin më të preferuar nga të rinjtë e gjithë botës. Burime të tjera bëjnë me dije se Meghan, Harry dhe princi Archie kanë udhëtuar gjithashtu nën shoqërimin e një skuadre sigurie si dhe kanë punësuar 5 udhërrëfyes që njihnin vendin ku po pushonin.