Meghan Markle paska disa zakone aspak të hijshme për një dukeshë!

Showbiz

markle

Sot ajo është një dukeshë dhe si e tillë nuk ka rrjete sociale, kështu që e kemi paksa të pamundur të dimë shumë për të apo për zakonet e saj. Por, Meghan është kujdesur që të na lërë mjaftueshëm informacion për ta njohur paksa më shumë atë dhe anën e saj joperfekte, ndryshe nga ajo që shohim tani. Dikur dukesha nga pasur një blog, të quajtur “The Tig”, ku shkruante vazhdimisht. Pasi lidhja e saj me princin Harry u zyrtarizua, blogu nuk ekziston më, por disa prej shkrimeve të saj janë ruajtur dhe tani njerëzit janë më kuriozë se kurrë për t`i lexuar.

meg miq

Në një prej këtyre shkrimeve, të publikuar në fund të vitit 2016, Meghan kishte shkruar objektivat e saj për çdo vit.“Të vrapoj në një maratonë. Të mos ha më thonjtë. Të mos përdor më fjalë të pista. Të vazhdoj studimet e frëngjishtes. Këto janë objektivat e mi për çdo vit. Maratona nuk ka ndodhur. Përdorimi i fjalëve të pista vazhdon, sidomos pas një dite të lodhshme pune apo pas disa gotave alkool”, -ka shkruar Meghan. Dukesha ka shtuar se e di që këto gjëra nuk janë aspak femërore, por e ka të pamundur të mos i ha thonjtë kur stresohet dhe e njëjta gjë vlen edhe për fjalët e pista.