Meghan Markle nuk ka më kohë për debatet familjare: Fokusohet tek mëmësia!

Showbiz

meghan sht
Të gjithë po presin të dëgjojnë lajmin se fëmija i Meghan Markle dhe Princ Harry erdhi në jetë, megjithatë duket se dukesha po përgatitet të jetë e fokusuar tek mëmësia duke hequr dorë nga disa prej familjarëve e saj. Nëse nuk e mbani mend, babai dhe motra e saj iu vërsulën publikisht, duke publikuar detaje që tregonin se Meghan ishte një njeri i keq.

Meghan Markle 21

Babai i saj nuk ka shkaktuar asnjë problem së fundmi, por gjithsesi ai i ka shkaktuar asaj shumë stres, të paktën kështu është shprehur Meghan në letrën që i kishte dërguar atij. Sipas ‘Daily Mail’ ajo i shkruante se zemra e saj ishte thyer në miliona pjesë dhe se ishte shumë e zhgënjyer. Babai dhe motra e Meghan kanë thënë shumë gënjeshtra për të në media, megjithatë duket se ajo është gati të vazhdojë jetën e saj, shkruan ‘Cosmopolitan’, duke lënë pas këtë situatë të pakëndshme.